Aeroplani zyrtar i përfaqësueses së Arabisë Saudite është përfshirë nga flakët gjatë fluturimit, teksa skuadra po udhëtonte drejt Rostov, ku skuadra do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit A kundër Uruguait ditën e mërkurë.
Në një deklaratë zyrtare, federata saudite ka thënë se: “Federata e Arabisë Saudite kërkon t’ju sigurojë se të gjithë pjesëtarët e stafit janë mirë”. “Avioni është ulur pak minuta më parë në aeroportin e Rostov dhe i gjithë personeli ndodhet në rezidencat përkatëse”.
Megjithatë raportohet se avioni ka qenë një “Russian Airliens Air Bus A319-100” dhe askush nuk ka mbetur i dëmtuar nga incidenti. Lojtarët janë filmuar duke dalë nga mjeti, pasi nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.
(M.Q/Faxweb)
فيديو لتصوير لحظة إشتعال النار في جناح الطائرة .. pic.twitter.com/vqquyDQI5V
— اخبار كرة القدم (@Nsports24) June 18, 2018