01:20 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Paralajmërimi i ministrit: Në orët e ardhshme priten erëra të forta dhe reshje dëbore deri në 40 cm

22:15 | 16/01/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paralajmërimi i ministrit: Në orët e ardhshme priten erëra të forta dhe reshje dëbore deri në 40 cm

Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj rrëfen se me çfarë i është dashur të përballet për shkak të motit të keq të këtij muaji.

Në intervistën e tij të parë parë në këtë post, Dervishaj sqaron gjithashtu se pasi kjo situatë emergjente të marrë fund  do të bëhet edhe një analizë e plotë e situatës.

I pyetur nga gazetarja e “Ora News” nëse ka shqetësime në orët e ardhshme, Dervishaj tha se në jug të vendit priten erëra të forta si edhe trashësia e dëborës pritet të shkojë në 30-40 cm.

Pjesë nga intervista:

Dervishaj: Për sa kohë rrugët janë të kalueshme ka rrugëdalje dhe puna është aty. Mirëmbajtja e rrugëve në mënyrë më optimale të dukeshme për të qytetarët.

Ju kemi parë në terren në kushte të vështira atmosferike. Ka pasur edhe kritika për mos mirëmbajtje.

Dervishaj: Aty ku ka nevojë edhe për kritika. Ajo që kam vërejtur gjatë kësaj periudhe, veçanërisht gjatë emergjencës së motit të keq, është që në përgjithësi është punuar me kapacitete të plota. Ka pasur monitorim të vazhdueshëm të rrugëve. Besoj se në kushtet aktuale, edhe vendet e tjera janë përballur me problematika të tilla. Mendoj se është bërë një punë shumë e mirë. Mendoj që vetë fakti flet qartë; hapja e rrugëve herë pas here edhe me vështirësi, pse jo, ndaj u kemi bërë thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë duke mos qarkulluar. Ka pasur angazhim maksimal.

Cili institucion duhet të reflektojë?

Dervishaj: Në përfundim të kësaj emergjence do të bëjmë edhe një analizë të plotë institucionale. Në përfundim të situatës ne do të bëjmë një analizë se si ka funksionuar i gjithë sektori, jo vetëm rrugët. Në përfundim të analizës do të dalim me konkluzionet e duhura.

A ka pasur kompani që nuk kanë vepruar?

Dervishaj: Të gjitha kompanitë janë përgjigjur me efikasitet. Nuk ka arsye për ta zbukuruar më shumë se duhet. Ka vende për të marrë edhe masat. Të gjithë ne nga pak kemi harruar se çdo të thotë dimër i egër. Ne nuk kemi parë dekadat e fundit, po themi situata të kësaj natyre.

Keni një hartë të zonave të bllokuara, më të prekura:

Dervishaj: Më të prekura janë zonat e veriut. Nga pikëpamja e bashkëpunimit ndërinstitucional po krijohet një eksperiencë e re më pozitive. Ekziston kultura e komunikimit. Për herë të parë edhe pranë zyrës së Kryeministrit ka edhe një zyrë për emergjencat. Përpara pak muajsh ka pasur një situatë të vështirë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në një intensitet të lartë në kohë të shkurtër kohore, çka krijoi probleme me bllokimin e disa akseve. Aty ishte një eksperiencë e parë ku unë vura re një bashkëpunim të mirë.

Një pjesë e medias i kanë lajmëruar si përplasje deklaratat e kreut të Emergjencave….

Dervishaj: Me ligjet dhe rregullat që ka miratuar nga qeveria nuk ka detyrim kontraktual se sa sasi kripe ka një kompani dhe se sa skorje duhet të ketë një tjetër. Mënyrat se si realizohet hapja e rrugëve nga kompanitë kontraktuale u përket atyre. Nuk ka pasur denoncime nga këto struktura. Institucioni që ka funksionuar më mirë nga të gjithë me gjithë problematikat, ka qenë Ministria e Transporteve dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.

A i kanë kompanitë kontraktuese kapacitetet për një situatë të tillë?

Dervishaj: Kompanitë e kontraktuara i kanë të parashikuara në kontratë të gjithë këto elementë. Ka disa rrugë që nuk janë parashikuar situatat dimërore si në ato të jugut, ku nuk bie borë zakonisht. Kontratat e mirëmbajtjes së rrugëve janë kontrata afatshkurtra, 1 vjeçare apo 2 vjeçare. Nuk të lindë ndonjë e drejtë kompanive që të kenë investime kaq të mëdha. Besoj se në kushtet aktuale me kapacitetet aktuale, me motivim dhe monitorim të vazhdueshëm është bërë punë e lavdërueshme. Vende vende ka pasur problematika dhe në fund do të bëjmë vlerësimet e duhura.

Ka situatë monopol?

Dervishaj: Absolutisht jo! Ka me dhjetëra kompani. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ngritur një grup pune dhe unë kam ngritur një grupe pune që do të vëzhgojë Autoritetin Rrugor.

Ka shqetësim për orët e ardhshme…

Dervishaj: Ka shqetësim pasi priten reshje dëbore, erëra të forta. Erërat mund të arrijnë në jug të vendin deri në 50 km në orë, fenomen që nuk e ndeshim shpesh. Kemi kërkuar angazhim maksimal. Parashikohet në jug të vendit në lartësi mbi 500 m të ketë dëborë. Edhe në Veri. Situata është problematike pasi bora është prezente.

Mund të flitet për një paralizë të mundshme…..

Dervishaj: Njoftimet që ne kemi parashikojnë dëborë 30-40 cm.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se rreth 70 mijë njerëz nuk kanë akses në vaksina të gripit për shkak të rrugëve.

Dervishaj: Janë nën varësi të pushtetit vendor. Po punohet për hapjen e të gjitha rrugëve. Pjesa më e madhe që lidhin ish-komunat me qendrat e bashkive janë të kalueshme.

Fondi i mirëmbajtjes së rrugëve është 10 mln euro, por vlera e duhur është 30 mln euro. Kjo do të thotë se keni kapitulluar?

Dervishaj: Jemi në proces të një marrëveshje me Bankën Botërore për të financuar mirëmbajtjen e rreth 1300 km.

Buxheti 10 mln është totalisht i pamjaftueshëm. Kosova për pjesën e saj të autostradës ka një buxhet 8 mln euro vetëm për atë rrugë fushore. Fondi i mirëmbajtjes së rrugëve në vitet në vijim shkon rreth 35 mln euro. Kredi e BB-së për një periudhë 5 vjeçare. Fond rreth 150 mln dollarë. Gjatë muajit shkurt do të fillojë operimi i këtij projekti.

…

Dervishaj: Duhen investime strategjike dhe konkrete. Ka akse rrugore që s’mbarojnë kurrë

Folët për cilësinë e mirëmbajtjes, çfarë nënkupton?

Dervishaj: Një rrugë e ndërtuar me parametrat e nevojshëm për t’u konsideruar rrugë normale ka të bëjë me këtë elementë. Sa të sigurta janë këto rrugë? Akset nacionale janë infrastrukturë strategjike dhe cenojnë sigurinë kombëtare në raste të caktuara. Duhet të ketë rrjet rrugor sa më cilësor dhe sa më të mirëmbajtur. Volumi i trafikut të mos jetë problematik.

Kemi shumë projekte rrugësh të filluara me vite të papërfunduara. Në qoftë se kemi një aks rrugor prej 30 km dhe 5 nuk kanë përfunduar, nuk përmbush standarde dhe krijon edhe kosto. Kostot rrezikojnë të kthehet në një barrë më të madhe nesër. Rruga do të degradojë dhe do të kërkojë më tepër para. Gjatë 25 viteve nuk planifikojmë si duhet dhe kjo ka krijuar edhe kosto ekstra që pa dyshim këto kosto i paguajnë taksapaguesit.

Është më mirë të përfundojmë tre projekte se sa të shpërndahemi në shumë projekte që nuk përfundojnë kurrë. Kemi akse rrugore që nuk kanë përfunduar për 400 metra. Mënyra se si kanalizojmë investime duhet të jetë më strategjike dhe të dimë afatin fundor të çdo projekti që ne nisim. Copëtimi i buxhetit në një mori projektesh është strategji e gabuar. Duhet të përfundonin ato akset me potencialin më të lartë ekonomik apo që lidhin vendin me rajonin.

dervishaj

 

 

Etiketa: boreSokol Dervishajstuhi
Pas

5 euro për të kaluar në “Rrugën e Kombit”, ministri Dervishaj: Mund të paguani në lekë

Para

Plas brenda mazhorancës, Idrizi i përgjigjet thumbimit të Manjanit: LSI ka qenë nja 4 vite me PD-në (VIDEO)

Para
Batuta e Ramës për Idrizin: Unë dhe Iliri jemi të vjetër në koalicion, juve ju duhet kohë për t’u kolauduar

Plas brenda mazhorancës, Idrizi i përgjigjet thumbimit të Manjanit: LSI ka qenë nja 4 vite me PD-në (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.