00:01 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Parku Divjakë-Karavasta zona më e pasur me shpendë në Shqipëri, Koka prezanton të dhënat e censusit

14:50 | 10/03/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Parku Divjakë-Karavasta zona më e pasur me shpendë në Shqipëri, Koka prezanton të dhënat e censusit

Pas Moratoriumit të Gjuetisë është realizuar edhe censusi për shpendët dimërues të ujit në Shqipëri, nga data 13 deri në 16 janar. Ka qenë ministri i Mjedisit Lefter Koka që ka prezantuar sot në Rezervatin e Menaxhuar Kune-Vain në Lezhë këto rezultate.

 “Formalizmi dhe sistemi na bën të kuptojmë situatën jo vetëm të faunës së egër por të të gjithë sektorëve të Mjedisit. Sot jemi këtu ku është bërë një punë e shkëlqyer për të evidentuar rezultatet e moratoriumit të gjuetisë. Më vjen mirë që rezultatet ishin shumë pozitive dhe kjo na bën tashmë që të ulemi dhe të diskutojmë dhe me shoqata të ndryshme dhe pasionantë të gjuetisë. E kam thënë vite më parë nuk do të jenë gjykatat ato të cilat do të vendosin sesi duhet të funksionojë edhe ky sektor në Shqipëri, por duhet të jemi të gjithë së bashku, pra Ministria,  specialistët e fushës, gjuetarët për ta ushtruar këtë pasion në mënyrë sa më të ligjshme.

Dje unë u njoha me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që në fuqi vendimin e moratoriumit. Nuk dua t’i dekurajoj gjuetarët por dua sot t’u them që ne jemi tashmë të hapur, të ulemi me ta për të diskutuar pikërisht këto rezultate të nxjerra nga specialistë të fushës, dhe për të hapur një dialog të ri dhe për funksionuar edhe sektor në një mënyrë ligjore dhe korrekte.” tha Koka.

Më tej ai u shpreh se rezultatet e reformës administrative tashmë janë të dukshme: “ Reforma administrative e bërë nga Ministria e Mjedisit në fund të vitit  2013 sot po jep rezultatet e saj. Ne kemi një Agjenci Kombëtare të Zonave të Mbrojtura që nuk e kishim më parë dhe sot kemi njerëz profesionistë dhe të përkushtuar. Kemi gjithashtu Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit të cilat në mënyrë të pavarur funksionojnë me agjencitë simotra në vende të tjera europiane. Nuk është normale që një census që është detyrë ligjore apo morale për t’u bërë ndërkombëtarisht, Shqipëria të mos ishte pjesë e këtij raportimi.”

Pavarësisht një dimri më të ashpër se vitet e shkuara, u regjistrua një numër i lartë i shpendëve të ujit. Në total u regjistruan 64 lloje të shpendëve të ujit dhe një numër të përgjithshëm 165,268 individësh.(krahasuar me 98,564 individë në 2016). Shumë lloje me interes global ruajtje u vrojtuan këtë vit të cilat dëshmojnë rëndësinë e Shqipërisë për zogjtë shtegtarë.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta regjistroi 39,999 individë dhe 51 lloje të ndryshme të shpendëve të ujit duke u shpallur kështu zona më e pasur në këtë mes dimër.

Zona të tjera të rëndësishme për shpendët e ujit ishin Narta me 40 lloje, Kune-Vaini me 36 lloje dhe Butrinti me 33 lloje. Indeksi më i lartë i larmisë u regjistrua në Kune-Vain duke treguar një barazpeshë të mirë midis numrit të lartë të shpendëve të ujit dhe diversitetit të lartë të llojeve të vrojtuara. (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: censusDivjakekokaLefter Kokashpende
Pas

Shtyhet të hënën seanca për Emiljano Shullazin, avokatja lë sallën papritur teksa biznesmeni Beqaj dëshmonte

Para

Flet bashkëshortja/ Martin Camaj interesohej për politikën e Enver Hoxhës

Para
Flet bashkëshortja/ Martin Camaj interesohej për politikën e Enver Hoxhës

Flet bashkëshortja/ Martin Camaj interesohej për politikën e Enver Hoxhës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.