Partia e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama se po vazhdon të poshtërojë popullin maqedonas. Duke e akuzuar për ndërhyrjen e tij në punët e brendshme të Maqedonisë.
Këto akuza janë hedhur gjatë një komunikate për shtyp të kësaj partie. VMRO-DPMNE u referohet deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi emrin e Maqedonisë dhe përpjekjet për imtegrim pasi në të kundërt “do të zgjojë idenë për ndryshimin e kufijve”, si dhe për “platformën e Tiranës”.
“Edi Rama në mënyrë të tërthortë ka thënë që nëse Maqedonia nuk ndryshon emrin dhe nëse nuk lufton për t’u anëtarësuar në BE njësoj si vendet e tjera të rajonit, atëherë kjo do të zgjojë idenë për ndryshimin e kufijve. Ky është i njëjti Edi Rama që mblodhi krerët e partive politike shqiptare të Maqedonisë dhe i bashkoi për platformën e Tiranës. Në kundërshtim me të gjithë në Maqedoni.”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.
(XH.A/SHUPLAKA)