07:11 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pas 114 shteteve,Kosovën e njeh dhe Albin Kurti

09:20 | 01/06/2017
në Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit
0
Pas 114 shteteve,Kosovën e njeh dhe Albin Kurti

Ish Kryetari i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti, ka deklaruar se e njeh dhe e respekton Republikën e Kosovës.

Në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore, Albin Kurti u ka thënë qytetarëve që kishin mbushur sallën, se Vetëvendosje e njeh shtetin e Kosovës, e respekton dhe e do atë, njofton Klan Kosova.

Këtë deklaratë Kurti e bën vetëm 10 ditë para zgjedhjeve të cilat do të mbahen në datën 11 qershor.

Analistët e kanë mirëpritur këtë deklaratë të ish kryetarit të VV-së duke thënë që kjo është një gjë mjaft pozitive për Kosovën por edhe për Vetëvendosjen sepse i heq nga nga dora një akuzë kundërshtarëve politikë.

Partitë kundërshtare e kanë akuzuar VV-në se është një parti destruktive dhe e dëmshme për Kosovën për shkak të qëndrimit kundër republikës dhe përplasjes së fortë me ndërkombëtarët.

Disa nga opinionet e analistëve në Kosovë pas deklaratës së Albin Kurtit:

Një deklaratë e tillë e Kurtit po shihet si njohje e re e shtetit të Kosovës, nga analisti Gazmend Syla, i cili rëndit Vetëvendosjen si njohës të shtetësisë së vendit.

”Deklarata e Albinit vjen si njohje e 115 ose 116 pas Senegalit apo kush ka qenë”, shprehet Syla.

Ndërkaq analisti Artan Muhaxhiri, thotë se kjo është një deklaratë pozitive për Vetëvendosjen pasi u ka dhënë një sinjal të tjerëve që të mos keqpërdoret ky subjekt partiak për përfitime politike.

”Më vjen mirë për zotin Kurti që e vulosi këtë sepse të tjerët e keqpërdornin. Është një gjë e mirë për mospërdorimin e Vetëvendosjes”.

Deklaratën e fundit të Kurtit që e bëri në hapjen e fushatës zgjedhore pikërisht në qytetin e Gjilanit, po e cilëson ndryshim, analistja Luljeta Aliu, e cila në Analiza Zgjedhore të Baton Haxhiut tha se Vetëvendosje vazhdimisht po ndryshon.

”Ky është ndryshim, secili nuk ndryshon nuk stagnon. Është shumë në rregull kjo. Mustafa që tha bashkëqeverisje, ka një njollë që shumë vështirë ka me pas LDK për më tutje. Veseli iu referua Vetëvendosjes për atë ”mosnjohjen e shtetit”, tha ajo. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: albin kurti
Pas

Shkel rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohet shtetasi brazilian në Vlorë

Para

“Të gjithë kemi qenë fëmijë”, Ardit Gjebrea kthim pas në kohë, kur ishte një vogëlush (FOTO)

Para
Ardit Gjebrea zgjedh Korçën për pushime dimërore (FOTO)

“Të gjithë kemi qenë fëmijë”, Ardit Gjebrea kthim pas në kohë, kur ishte një vogëlush (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.