04:49 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas burgosjes, Kuvendi i ndërpreu mandatin Salianjit/ Berisha: Dënoj qëndrimin brutal, u tejkaluan edhe standardet e vendeve më moniste

13:59 | 01/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas burgosjes, Kuvendi i ndërpreu mandatin Salianjit/ Berisha: Dënoj qëndrimin brutal, u tejkaluan edhe standardet e vendeve më moniste

Kreu i PD-së Sali Berisha e cilësoi akt antikushtetues, antiligjor e vendim politik burgosjen e deputetit demokrat Ervin Salianji.

Berisha tha se dënon me forcë “qëndrimin brutal të Edi Ramës” dhe sipas tij, ky akt që tejkalon edhe standardet e vendeve më moniste, tregon se Edi Rama është i tmerruar nga krimet dhe lidhjet e tij me krimin.

“Sot, jam para jush për të dënuar me forcën më të madhe qëndrimin brutal të Edi Ramës, i cili me zëdhënësen e tij, që nuk po përdor epitete, duke marrë pushtetin e Komisionit të Mandateve, ekzekutoi në një akt antikushtetues, antiligjor, vendimin politik të kreut të krimit të organizuar dhe narkoshtetit në Shqipëri, Edi Ramës, për burgosjen e deputetit Ervin Salianji, nënkryetarit të grupit të PD, për rrjedhojë anëtarit të kryesisë së parlamentit shqiptar.

Ky akt, që tejkalon edhe standardet e vendeve më moniste, tregon fytyrën e vërtetë, tregon ringjalljen në shpirtin dhe qenien e Edi Ramës të babait të tij xhelat, Kristaq Rama, që urdhëronte me 10 gusht të vitit 1988, varjen në litar të disidentit Havzi Nela.
Ky akt prej burracaku dëshmon se jo deputeti guximtar Ervin Salianji, por është Edi Rama i tmerruar nga krimet, lidhjet e tij me krimin dhe urdhëron shkelmimin e Kushtetutës, shkelmimin e parlamentit”, deklaroi Berisha.

Etiketa: berishakuvendisalianji
Pas

Aktet e dhunës në Kuvend/ Berisha u përgjigjet diplomatëve: Ju respektoj, por popujt tuaj protestojnë

Para

Ndërtimi dhe turizmi rrisin ekonominë me 4% në 3-mujorin e dytë, por ngecin pasuritë e paluajtshme

Para
Ndërtimi dhe turizmi rrisin ekonominë me 4% në 3-mujorin e dytë, por ngecin pasuritë e paluajtshme

Ndërtimi dhe turizmi rrisin ekonominë me 4% në 3-mujorin e dytë, por ngecin pasuritë e paluajtshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.