Manchester United ka marrë një fitore dramatike 3 me 2 ndaj Newcastles.
Gjatë pjesës së parë ‘Djajtë e Kuq’ ishin në disavantazh prej dy golash, ndërsa fraksionin e dytë të lojës United shënoi 3 herë duke përmbysur rezultatin.
Mourinho ka folur me emra pas takimit dhe ka zbuluar se çfarë u ka thënë futbollistëve në dhomat e zhveshjes.
“Ndryshimin nuk e bënë zëvendësimet, por mentaliteti, dëshira dhe vendosmëria. Askush nuk është i rëndësishëm më shumë se klubi. Jam 55 vjeç dhe është hera e parë që shoh këtë gjueti për të më hequr qafe. Unë mund të jetoj me këtë, disa lojtarë jo. Rashford dukej i mërzitur në fushë, McTominai ishte i friksuar. Gabimet që ata bënë nuk janë normale. Në pushim i premtuam njëri-tjetrit se do të jepnim gjithçka. Një profesionist nuk mund të premtoj se do të fitojë, por se do të jap gjithçka në fushë. Futbollistët luajnë për klubin. Një miku im sot po më thoshte se nëse nesër bie shi në Londër është faji im, nëse ka probleme me “Breksit”, atëherë është prapë faji im…” përfundoi portugezi i cili mesa duket ka shpëtuar pankinën e tij.