Ambasadori amerikan Donald Lu pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha ka nisur një tjetër takim, atë me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi. Takimi me Lulzim Bashën zgjati përrreth një orë, ndërsa nuk është zbardhur ende nga zyra e PD-së apo e ambasadës amerikane.
Paraprakisht flitet se takimi ka ardhur me kërkesë të Lu-së. Duhet thënë se Kryemadhi hera herës ka folur pa dorashka në lidhje me veprimtarinë e ambasadorëve në vendin tonë dhe për rolin e tyre në Reformën në Drejtësi.
Dje opozita deklaroi se protestat do të vijojnë gjatë muajit janar. Nga ana e saj, ambasada e SHBA me anë të një deklarate dënoi atë që ajo e quajti dhunë në parlament, por nga ana tjetër nuk përmendi në asnjë rresht dhunën që ushtroi policia ndaj deputetes së LSI-së.
Kjo ka nxitur zemërim në rradhët e LSI-së, teksa deputetja Kejdi Mehmetaj u ka nisur një letër Lu dhe Vlahutin ku shprehej e shqetësuar që nuk kishin thënë asnjë fjalë për dhunën ndaj saj.
(E.K/FAXWEB)