Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes kreut të PD-së Lulzim Basha si edhe kryeministrit Edi Rama.
Ai ka reaguar përmes një statusi të thjeshtë në profilin e tij në Facebook, ku uron të gjithë ata që besuan në kauzën e opozitës.
“NJË URIM I THJESHTË
Urimet më të mira për të gjithë ata që besuan fort dhe deri në fund se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitë, po aq sa edhe që nuk mund të ketë opozitë pa zgjedhje.”, reagon Patozi. (D.D/Shuplaka)