Demokratja Majlinda Bregu është njëra prej demokratëve që kreu i PD-së vendosi të lërë jashtë listave të kandidatëve për deputetë.
Një ditë më parë, ajo u pa në një lokal së bashku me figurat e tjera të përzëna, si Jozefina Topalli apo Arben Imami.
Ndërsa së fundmi, demokratja shihet në shoqërinë e ambasadores së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.
Në fotot e siguruara nga “Dritare.net”, Majlinda Bregu e veshur me një fustan të gjelbërt shfaqet duke buzëqeshur krahas Romana Vlautinit në të kuqe, në një restorant peshku tek zona e “Pazarit të ri”.
Nuk dihet për çfarë mund të kenë diskutuar të dyja, por nga fotot duket se ushqimi ka qenë një prej asaj që është folur, duke qenë se ambasadorja shihet duke fotografuar.
(XH.A/SHUPLAKA)