01:30 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas “Torit të Xhihanes”, lirohet nga burgu edhe Ahmet Isufaj. Kush është xhaxhai i “Ben Qimes” që u la i lirë nga Gj. Apelit Vlorë

21:20 | 29/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ishte në kërkim nga drejtësia, zbulohet lidhja e 56-vjeçarit të arrestuar sot me “Ben Qimen”

Arben Isufaj

Ahmet Isufaj është 56-vjeçari që ra në prangat e Policisë së Fierit me datë 6 Dhjetor por me një vendim të Gjykatës së Apelit në Vlorë, treshja e gjyqtarëve Petrit Aliaj, Klodiana Gjyzari dhe Hysen Saliko, kanë vendosur të nxjerrin nga burgu duke ndryshuar masën nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”.

Xhaxhai i Arben Isufaj ose siç njihet ndryshe në Fier si “Ben Qimja”, kërkohet nga drejtësia kosovare për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe për trafikim të lëndëve narkotike.

“Lokalizohet, kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për cveprat penale “krim i organizuar” dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm. Si rezultat i këtij oepracioni, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar A. I. , 56 vjeç, banues në Fier”, njoftoi Policia e Fierit në fillim të mujit që po lëmë pas.

Por kush është Ahmet Isufaj?

Sipas informacioneve, ai ka lidhje familjare me biznesmenin fierak Arben Isufaj. Ky i fundit njihet ndryshe si “Ben Qimja” dhe mësohet të jetë nipi i Ahmet Isufajt. “Ben Qimja” nuk gëzon një “nam” të mirë në Fier sepse njihet për të shkuarën e tij kriminale.

Ai ka qenë pjesë e rrjetit të drogës, madje ka edhe një dënim për të dhënë nga Gjykata e Torinos për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Pas këtij vendimi, ai u arrestua në vitin 2014 për t’u dorëzuar tek autoritetet italiane, por diçka e tillë nuk ndodhi. Ishte Gjykata e Fierit ajo që bëri që “Ben Qimja” të mos ekstradohej, duke rrëzuar kërkesën e autoriteteve italiane.

Dje u la i lirë Viktori Ymeri njohur ndryshe me nofkë “Tori i Xhihanes” pjestar i grupit të Gaxhait, i dënuar me 24 vite burg për dy vrasje nga drejtësia italiane por që i është njohur nga Gjykata e Elbasanit, është liruar nga burgu ku vuante dënimin në Bradashesh.

Kujtojmë se Ymeri është daja i Edison Harizajt të vrarë në Durrës rreth dy vite më parë.

Mesohet se vendimi është dhënë nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani. Bëhet me dije nga burimet e Faxweb.al se prokuroria e Elbasanit do ta apelojë vendimin ndërkohë Prokuroria thotë se gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi ka llogaritur si ditë dënimi ditët e punës së kryera në burg.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ahmet isufajarben isufajben qimjaTORI I XHIHANES
Pas

Shoferi i tmerruar filmon shoferen që drejton mjetin pa duar, gruaja shkruan në telefon duke lëvizur me 80 km/h (VIDEO)

Para

Transferimit të Haaland, Dortmundi tallet me Juven dhe Man United (VIDEO)

Para
Transferimit të Haaland, Dortmundi tallet me Juven dhe Man United (VIDEO)

Transferimit të Haaland, Dortmundi tallet me Juven dhe Man United (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.