17:33 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pas videos për priftërinjtë, futbollisti i Kombëtares kërkon ndjesë: Greqia familja ime e dytë

16:50 | 27/03/2017
në Sport, Te Fundit
0
Pas videos për priftërinjtë, futbollisti i Kombëtares kërkon ndjesë: Greqia familja ime e dytë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila u kërkon falje tifozëve të skuadrës ku luan, Pas Janina por edhe gjithë grekëve që mund të jenë ndjerë të ofenduar, nga “videoskandali” ku shfaqej bashkë me Armando Sadikun e imamin Ahmed Kalaja në një dhomë hoteli teksa tallej me priftërinjtë grekë.

“Shumë prej jush mund të kenë parë një video të publikuar në internet ku bëj disa komente jo të hijshme në lidhje me një prift. Unë dua të kërkoj ndjesë për këdo që mund të jetë ofenduar nga komentet e mia, sidomos priftin. Ai është treguar një zotëri i vërtetë me ekipin e Pas Janinës dhe nuk e meriton shakanë e bërë me të. Komentet e mia ishin të pavenda dhe jashtëzakonisht të pandjeshme”,- thotë mbrojtësi nga Kavaja në një status.

Andi thotë që ka bërë shaka në një bisedë private, por  nuk ka dashur të ofendojë askënd.

“Nuk po përpiqem të mbroj veprimet e mia, por ato shaka i kam bërë në një ambient privat dhe me shaka, pa pasur qëllim të ofendoja askënd. Tani që videoja u publikua e kuptoj që komentet e mia ishin të pandjeshme dhe trashanike. Sjellja ime ishte jashtëzakonisht e papërshtatshme, e papjekur, dhe mungonte respekti që meriton ekipi i Pas Janinës. Gjithçka ndodhi ishte një shpërqendrim nga qëllimet tona, arritjeve që presim në Evropë këtë sezon”,- shkruan ai.

Duke pranuar që në Greqi ka gjetur dashuri dhe respekt, Lila nuk ka dyshime kur thotë se për të Greqia është shtëpia e dytë, ku do donte të kthehej si më parë.

“Që nga dita e parë unë u mirëprita në Greqi, mora dashuri dhe mbështetje nga i gjithë populli i Greqisë. Bashkëshortja ime, djali ynë dhe unë e konsiderojmë Greqinë si shtëpinë tonë të dytë dhe më besoni ndjehem shumë keq sot nëse ndonjëri nga ju është ofenduar nga veprimet e mia të pamatura. Përsëri, më vjen keq për veprimet e mia dhe shpresoj që ne mund ta lëmë këtë çështje pas krahëve, mezi pres të kthehem në Greqi pas shkëputjes që pata”,- shkruan ndër të tjera Lila në rrjetet sociale.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila u përfshi në një të quajtur videoskandal ku tallej me priftërinjtë greke në dhomën e hotelit, bashkë me futbollistin tjetër Armando Sadiku e imamin Ahmed Kalaja. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: andi lilapas janina
Pas

Policia në gadishmëri, masa të rrepta për ndeshjen Shqipëri-Bosnjë Hercegovinë

Para

De Biazi: E rëndësishme është skuadra dhe jo Xhaka. Nuk e them dot të vërtetën e plotë…

Para
De Biazi: E rëndësishme është skuadra dhe jo Xhaka. Nuk e them dot të vërtetën e plotë…

De Biazi: E rëndësishme është skuadra dhe jo Xhaka. Nuk e them dot të vërtetën e plotë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arratiset presidenti/ Tre avionë të qeverisë iraniane zbarkojnë në Oman, mes tyre edhe ai presidencial

Bledi Shkëmbi mbyll kapitullin me Tiranën, ofertë nga Maqedonia e Veriut

INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024

Pirro Vengu: Teknologji moderne me përdorim të dyfishtë, prioritet për modernizimin e Forcave të Armatosura

Plagosja me gomone në Gjipe/ Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për drejtuesin e gomones që plagosi turistin gjerman

Lulzim Veliu: Bllokimi i Kuvendit i shërben vetëm faktorëve anti-Kosovë, Serbia nuk do ta arrijë kurrë Kosovën

Trump paralajmëron Iranin: “Dorëzim pa kushte, gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Aksident në dalje të Tiranës, përplasen dy automjete disa të lënduar

Tabaku në Strasburg: Prej 12 vitesh pa reformë zgjedhore, nevojitet vullnet politik real

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.