Duket se do të duhet kohë që situata politike në vend të normalizohet, me opozitën që tashmë është pa mandat, dhe gati për protestë në çdo seancë parlamentare, dhe mazhorancën që voton e vetme çdo ligj që kërkon shumicë të thjeshtë.
Kështu për shkak se nesër nuk do të ketë seancë parlamentare, protesta e opozitës që ishte parashikuar të mbahej përpara Kuvendit është anulluar.
Burime nga PD bëjnë me dije për Faxweb.al se protesta e radhës përpara Parlamentit do të jetë në varësi të seancës plenare.
Ndërkohë që mbetet e pandryshueshme protesta e 16 Marsit e cila do të mbahet përpara kryeministrisë. Duket se loja kukafshehti mes palëve, me Edi Ramën që shmang çdo përballje, dhe opozitën me një grup të gatshëm për protestë brenda orësh do të vijojë.
Kjo ndodhi dhe gjatë ditës së djeshme ku sipas PD-së me vetëm 2-3 orë kohë u grumbulluan mijëra qytetarë përpara Kuvendit, ku mbajtën të rrethuar deputetët e mazhorancës për disa orë me radhë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post