Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka publikuar prova të reja që tregojnë se Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 për falsifikim monedhash në Greqi, është pikërisht Agim Kajmaku, kryebashkiaku i Vorës.
Në një deklaratë për mediat Bardhi publikoi numrin unik të pasaportës e cila ëhstë e njëjtë me atë që kanë shënuar autoritet greke gjatë ndalimit të Jorgo Totës.
Sipas Bardhit duke qenë se në pasaportë nuk janë të dhënat për prindërit, këto të dhëna i deklaron vetë i arrestuari, i cili sipas Bardhit ka gënyer.
“Për këtë arsye të dhënat për amësinë dhe atësinë pasqyrohen ashtu siç deklarohen nga vetë i arrestuari. Jorgo Toto ka pasur më vetë pasaportën e tij dhe ka një numër unik. Në faqen 13 të vendimit të gjykatës greke thuhet se shtetas i arrestuar është shtetasi shqiptar Jorgo Toto që posedon pasaportën me një numër unik.“Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me
pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku. Kur një shtetas shqiptar pajiset me pasaportë të dhënat e tij hidhen e njherë në sistemit TIMS ne e disponojmë dhe provojmë në mënyrë të pakundërsueshmë se Jorgo Toto është Agim Kajmaku i dënuar në vitin 2003. Ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me të të njëjtin nuëmër kjo është një provë e pakundërshtueshme. – deklaroi Bardhi.
Më tej Bardhi u shpreeh se prokuroria po bën lojë me gjurmët e gishtërinjëve, pasi të dhënat disponohen, pasi personi ka një pasaportë biometrike.
“Prokuroria mund ta verifikojë brenda një minuti. Shenjat e gishtave të Kajmakut gjenden në sistem. Janë në sistem sepse eposedojnë një pasaportë biometrike.”– u shpreh Bardhi.