Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Pejë të Kosovës. Mësohet se personi i dyshuar si autor i ngjarjes ndodhet në kërkim, teksa të plagosurit janë nisur për në spitalin e Prishtinës. Një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.
“Ka ndodhur një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, tha prokurori Ersan Qavolli për mediat.