15:05 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Për biznesmenin nga Vlora: Ferrin e ndërtuam vetë

22:06 | 14/12/2016
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Për biznesmenin nga Vlora: Ferrin e ndërtuam vetë

Nga Altin Bamllari

Sot lexova një artikull, ku një biznesmen nga Vlora deklaronte që do të braktisë Shqipërinë bashkë me familjen e tij sepse, sipas tij, jeta i është bërë ferr në qytetin e lindjes. Shkaktarët e ferrit, po sipas tij, janë kryebashkiaku, ortaku në biznes (vëllai i kryebashkiakut), policia, gjykata, dhuna e të fortëve pranë pushtetit dhe pamundësia për të bërë më biznes.

Por unë s’mund të jem kaq naiv sa të besoj nga një intervistë se djajtë kanë pushtuar Vlorën. Unë jam po aq dyshues, ashtu si çdo shqiptar, ndaj kujtdo që akuzon apo i hedh fajin dikujt tjetër për të justifikuar fatkeqësinë e vet.

Madje, unë arrij deri aty sa çdo histori moderne shqiptare ta konsideroj gënjeshtër sepse jam i bindur që e vërteta na ka lënë shëndenë me kohë e me vakt. Për një gjë e besoj ama. Ky njeri ka ngecur në rrjetën e poshtërsive të këtij vendi dhe përpëlitet i dorëzuar. Një rrjetë që e kemi thurrur të gjithë, kush më shumë e kush më pak, pa e ditur që një ditë do të jemi viktima të saj. Sepse ishim ne që rendëm të pasurohemi dhe o burra, të gjithë me të katra në baltën e paligjshmërisë. Sa më shumë llucë, aq më shumë fitime.

Të paktë ishin të ndershmit (apo të pazotët, siç quhen) që shpresuan apo u përpoqën që shteti të ndërtonte rrugët e ligjit, por ata ngelën të vetmuar në atë pak asfalt të hedhur. Të tjerët morën udhët e botës zhgënjyer ose u ndotën nga stërkalat e kësaj baltovine, ku askush s’e ndali vrapin. Ferrin e ndërtuam vetë, po ashtu edhe djajtë. Prandaj unë e kuptoj biznesmenin nga Vlora dhe ia lexoj frikën, pasigurinë, urrejtjen dhe në fund hakmarrjen për ta braktisur këtë vend.

Fundja ç’mund të presësh nga ky vend?! Ku shteti të shkatërron jetën me një zile telefoni. Ku gjyqtari kërcet çekanin si sopatë xhelati. Ku media fishkëllen melodi interesash. Ku shoqëria civile luan muzikë nëpër salla boshe. Ku elita ka lindur e vdekur. Ku miqtë, në vend të të inkurajojnë, të këshillojnë ta qepësh gojën. Ku mileti shtrëngon rrypin nga sabahu në aksham. Ku s’mund të rilindësh sepse kjo fjalë mban, tashmë, damkën e turpit. Vërtet.., ç’mund të bësh më në këtë vend?!

Dje, kur po intervistoja një vajzë të re, kandidate për një post pune të rëndësishëm, qëllimisht e pyeta: Ke menduar ndonjëherë të ikësh nga Shqipëria? Dhe përgjigja e saj ishte: Ditë për ditë. Në fakt, kam kohë që e mendoj edhe unë. 

Ndërsa sot, teksa po qethesha te berberi im prej 10 e kusur vjetësh, pasi më zbrazi barkun e pakënaqësive të muajit, m’u drejtua nga pasqyra e me një fytyrë gati të xhindosur më tha: Kam bërë gabimin më të madh të jetës që u ktheva në Shqipëri. E tmerrshme! Të gjithë duan të ikin. Në fakt, edhe unë kam kohë që e mendoj këtë gjë.

*Biznesmen dhe drejtor i revistës “Shije”

Etiketa: Altin Bamllari
Pas

Ftesa e Ramës për konsultime, krerët e partive shqiptare në Maqedoni e refuzojnë

Para

Vendimi i Gjykatës së Apelit për lirimin e Lulzim Berishës, reagon Bashkia e Durrësit

Para
Vendimi i Gjykatës së Apelit për lirimin e Lulzim Berishës, reagon Bashkia e Durrësit

Vendimi i Gjykatës së Apelit për lirimin e Lulzim Berishës, reagon Bashkia e Durrësit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikti Izrael-Iran, ja çfarë ka ndodhur në ditët e fundit

Pamjet e fundit satelitore tregojnë dëmtime në bazën raketore iraniane dhe në aeroport

Roskovec /I vuri zjarrin banesës për shkak të një borxhi, arrestohet 27-vjeçari

Izraeli në vështirësi, po i mbarojnë interceptorët e “Kupolës së Hekurt”

Durrës /Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen dy hapësira publike në bregdet, procedohen dy shtetas

Kallas: Rusia s’ka shanse kundër NATO-s, aleanca qëndron e bashkuar

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për qarkun Gjirokastër

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për mashtrim me automjete të marra me qira

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, KQZ rrëzon ankimimin për Lezhën: Është i pabazuar!

Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.