23:01 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët, krahasuar me europianët

10:04 | 23/12/2016
në Ekonomi, Sociale
0
Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët, krahasuar me europianët

Pavarësisht nivelit ekonomik dhe vështirësive që hasim çdo ditë kur na duhet të llogarisim shpenzimet tona, prapësëprapë shqiptarët rezultojnë një popull që nuk ia kursejnë vetes luksin e të dukurit.

Nëse shqiptarët vihen në një peshore me vendet e Bashkimit Europian, disbalancat në nivelin dhe stilin e jetesës janë të dukshme, në drejtim të ushqimeve, transportit, argëtimit, restoranteve. Përjashtim bëjnë veshjet ku ne konkurrojmë bindshëm.

Referuar krahasimit të strukturës së shpenzimeve të familjeve shqiptare dhe atyre të BE-së, kryer nga “Monitor”, e cila është përqëndruar në në Anketin e Buxhetit të Familjeve 2015 të INSTAT dhe anketën e familjeve të BE-së të publikuara nga INSTAT dhe të matura të dyja sipas nomenklaturës  COICOP, vihet re se:

Shqiptarët shpenzojnë gati gjysmën e shpenzimeve (48.7%) për ushqime dhe pije jo-alkoolike, krahasuar me europianët që mjaftohen vetëm me 12.3% të buxhetit për të plotësuar nevojat përditshme të të ushqyerit.

Për një pjesë të mirë të vendeve europiane, vendin më të rëndësishëm zë grupi “Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira”, me 23.8%, ndjekur nga “Transporti” me 13.1% dhe grupi “Ushqime dhe pije joalkolike”. Ndërkohë që grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” për shqiptarët zë zë vend më të madh.

Kur vjen puna tek “Veshjet” shqiptarët nuk kursehen duke u  vendosur “denjësisht” në një nivel pothuaj të njëjtë me europianët. Ndërkohë që europianët shpenzojnë 5.1% të buxhetit për veshje e këpucë, shqiptarët harxhojnë 4.9%.

Sa i përket harxhimeve për kulturë dhe argëtim, europianët shpenzojnë gati 9% të buxhetit, ndërsa shqiptarët vetëm 3%. Për shkak të hapjes së universiteteve private, shpenzimet e shqiptarëve janë shtuar duke zënë 2.1% të buxhetit krahasuar me europianët që shpenzojnë 1.1%. Kjo jo për shkak se europianët nuk preferojnë arsimimin, por kanë më tepër alternative në arsimin publik. (XH.A/SHUPLAKA)

shpenzime

Etiketa: shpenzimeshqiptaret
Pas

Ermali surprizohet në studion e emisionit, i vjen djali, foto qe nuk duhet humbur

Para

Sekuestrohen 24 kg drogë në Muriqan, pranga trafikantit me precedent penalë të mëparshëm

Para
Sekuestrohen 24 kg drogë në Muriqan, pranga trafikantit me precedent penalë të mëparshëm

Sekuestrohen 24 kg drogë në Muriqan, pranga trafikantit me precedent penalë të mëparshëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.