Kroacia do të luajë në finalen e Kupës së Botës për herë të parë në historinë e saj pasi eliminoi mbrëmë Anglinë në gjysmëfinale duke e mundur me rezultatin 2-1.
Kroatët në finale i pret Franca, e cila kaloi pasi eliminoi Belgjikën.
Përveçse një arritje historike, tashmë vendi ballkanik me vetëm 4 milionë banorë ka mundësinë edhe për tu hakmarrë ndaj franezëve të cilët i kishin eliminuar në vitin 1998 në gjysmafinale.
Megjithatë natën e mbrëmshme ata nuk kanë pasur kohë që të mendojnë për “Gjelat” por kanë festuar si të “çmendur” arritjen historike.
Kjo është pamja nga festimet në Zagreb pas vërshëllimës pëfundimtare të arbitrit: