Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për rastin e rëndë që tronditi ditën e sotme qytetin e Beratit, aty ku u zbulua se një 45-vjeçar kishte përdhunuar nipin e tij 8-vjeç, rreth një muaj më parë.
Bëhet fjalë për shtetasin Belul Kokollari, banues në Prizren, i cili dyshohet se ka përdhunuar në shtëpinë e tij djalin e motrës, 8-vjeç, rreth një muaj më parë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë në fjalë dhe u arrestua në kufirin shqiptaro-kosovar të Morinës, këtë të enjte, pasi po tentonte të vinte te motra e tij, ndonëse një muaj më parë kishte përdhunuar nipin e tij.
Policia jep detaje për këtë ngjarje të rëndë duke thënë se sipas ekspertizës mjeko-ligjore, dyshohet se ky shtetas e ka përdhunuar këtë 8-vjeçar.
Njoftimi i policise
Berat
Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim.
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e policisë së Pikës Kufitare Morinë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. K., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi bazuar në ekzaminimet mjeko-ligjore, deklaratat e fëmijës dhe të nënës së tij dyshohet se ka kryer marrdhënie homoseksuale me nipin e tij të mitur 8-vjeçar.
Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Një shtetas kosovar është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës për llogari të DVP Berat, e cila e kishte shpallur në kërkim prej rreth 2-javësh për “marrëdhënie seksuale me të mitur”. Shtetasi Belul Kokollari, lindur në 18 Tetor 1976, lindur dhe banues në fshatin “Malësi e Re” në Prizren akuzohet nga nipi i tij 8-vjeç se e ka përdhunuar.
Ka qënë vetë fëmija,që i shoqëruar nga nëna e tij ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat 2-javë më parë dhe në prani të oficerit të policisë gjyqësore,psikologëve dhe nënën ka deklaruar se daja e ka përdhunuar.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se daja e fëmijës ka filluar afrimitetin me këtë të fundit rreth 1-vit më parë, kur për shkak të një konflikti pronësie që motra kishte me komshiun e saj, ai qëndronte shpesh herë në Berat.
Pika kufitare e Morinës ishte njoftuar për kalimin e tij ditën e sotme,pasi ka qënë pikërisht motra e tij ajo që ka referuar në polici se vëllai i saj do të nisej sot për Shqipëri dhe do të vinte disa ditë për vizitë tek motra.Sipas deponimeve të motrës,ai i kishte thënë se kishte takuar edhe një avokat për të kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat “pafajësinë” në lidhje me dënimim e marrë në vitin 2020.
(E.H/Faxweb.al)