Policia e Divjakës ka arrestuar pak momente më parë një person në fshatin Grabjan të Lushnjes.
Mësohet se riu është vënë në pranga për përdhunimin e kushërirës së tij të mitur, shkruan Newsbomb.al.
Ai kishte abuzuar seksualisht me kushërirën e tij 16-vjeçare dhe pas denoncimit, autoritetet ishin vënë në kërkim të tij.
Burimet bëjnë me dije se ai kishte tentuar të largohej dhe ishte fshehur në pyll, por punonjësit e policisë e kanë rrethuar dhe pas disa orë kërkimesh e kanë arrestuar.
Ende nuk dihet identiteti i të riut, ndërkohë pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.