Ka përfunduar pas 2 orësh takimi mes kryetarit të PD Lulzim Basha dhe ambasadorit të SHBA Donald Lu në selinë blu.
Ambasadori Lu shkoi në zyrën e Bashës pas pranimit publikisht nga Koalicionit Opozitar të paketës McAllister për zgjidhjen e krizës politike. Nuk ka ende njoftim nga asnjë palë se çfarë diskutuan konkretisht kreydemokrati Basha dhe ambasadori Lu.
Kujtojmë se paketa McAllister është refuzuar nga Kryeministri Rama, duke rikthyer bisedimet në pikën zero.
Menjëherë pas takimit me Bashën, ambasadori Lu iu drejtua Kryeministrisë për takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Takim që zgjati vetëm 20 minuta. (M.D/Shuplaka)