Kryeministri Rama gjatë një replike me një komentues në rrjetet sociale ka bërë të ditur se pa pranuar votimin e vettingut nuk do të ketë një marrëveshje me Partinë Demokratike. Por PD ka njoftuar më herët se është dakort dhe ka qenë gjithmonë dakort që Vettingu të votohet.
Replika në rrjetet sociale:
KOMENTUESI: Jo, duam kusht qe vetingun ta votoni ne kete mandat, se nuk I dihet nqs PD hyn ne zgjedhje ndoshta ate veting nuk do ta votoje kurre pastaj ,te votoje vetingun dhe te hyje ne zgjedhje mqs e ka sjell veten ne kete faze
EDI RAMA: Pa Vetingun nuk ka asgje per PD, zero marreveshje, rri i qete.
Ndërsa Partia Socialiste, me një deklaratë për shtyp bëri sot me dije se “angazhimi në këto përpjekje edhe i partnereve strategjikë amerikane, pas ezaurimit të të gjitha përpjekjeve të miqve e partnerëve europianë të Shqipërisë është mirepritur dhe konsiderohet prej nesh si mundesia e fundit për PD-në për të hequr dorë nga shantazhet e rrugës dhe për t’u kthyer në rrugën e garës demokratike”.
(M.D/Shuplaka)