05:35 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

1946/ “Përgatitni parulla të shkruara dhe të thirret “Enver-Tito!”, publikohet telegrami i Enver Hoxhës nga Beogradi

21:51 | 17/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
1946/ “Përgatitni parulla të shkruara dhe të thirret “Enver-Tito!”, publikohet telegrami i Enver Hoxhës nga Beogradi

Historiani dhe ish-kreu i arkivës në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar për herë të  parë një telegram të dërguar nga Enver Hoxha gjatë një vizite të tij në Beograd.

Shkrimi i plotë

1946/Telegrami i diktatorit tonë nga Beogradi

Më 23 qershor – 2 korrik 1946, kryeministri i Shqipërisë Enver Hoxha vizitoi Jugosllavinë. Në përfundim të vizitës, më 1 korrik 1946, pra disa orë para mbërritjes në Shqipëri, i dërgon një telegram zëvendësit të vet, Koçi Xoxe, të cilin e udhëzon për masat që duhet të marrë në këtë pritje. Hoxha ka tejkaluar se tepërmi detyrat komunale e bashkiake teksa porosit mënyrën e pritjes dhe parullat që duhen hedhur. Ja telegram i datës 1 korrik 1946:
“Nesër në mëngjes nisemi me aeroplan në ora 8.. Autoritetet më të larta, e qeveria të dalin për të na pritur në aerodrom. Populli të dalë me shumicë. Qyteti të zbukurohet me flamurët tanë e Jugosllavisë. Bëni çmos të punohet tërë natën që të bëni flamuj të Jugosllavisë e Shqipërisë e t’i mbajë populli në duar. Përgatitni mikrofona dhe megafona dhe unë do të flas shkurt gjatë manifestimit. Përgatitni parulla të shkruara dhe parulla që duhet të hidhen nga populli. Përveç parullave të tjera të zakonshme të ketë edhe parulla si “Rroftë marrëveshja midis popullit shqiptar dhe popujve të Jugosllavisë”, “Rroftë mareshali Tito”; parulla të shkruara “Tirana-Beogradi”, të thirret “Enver-Tito”, të bëhet parulla rreth ushtrisë sonë si dhe ushtrisë jugosllave: “Rroftë vëllazërimi i ushtrisë kombëtare shqiptare dhe i ushtrisë heroike jugosllave”, “Rrofshin popujt heroikë të Jugosllavisë”. Sa më shumë parulla mbi miqësinë tonë me Jugosllavinë. Në aeroport të vinë automobilat më të mirë për të na marrë, veçanërisht të vinë ato që janë të hapura”.

Në faksimile e foto një pjesë e telegramit të nisur nga legata jonë në Beograd dhe një nga aktivitetet në sheshin “Skënderbej” ku dallohen parullat “Enver-Tito”.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: 1946kastriot dervishitelegrami
Pas

Konspiracionet e mediave ruso-serbe: Kosova po tenton ta çojë ushtrinë në veri

Para

Gazetari: Si e njoh Oliver Ivanoviçin, lidhjen me mafien dhe armiku kryesor i tij

Para
Gazetari: Si e njoh Oliver Ivanoviçin, lidhjen me mafien dhe armiku kryesor i tij

Gazetari: Si e njoh Oliver Ivanoviçin, lidhjen me mafien dhe armiku kryesor i tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.