12:18 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përmbytet Berati, pak orë reshje paralizojnë pjesën më të madhe të qytetit (Foto+Video)

21:05 | 08/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përmbytet Berati, pak orë reshje paralizojnë pjesën më të madhe të qytetit (Foto+Video)

Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi ka përfshirë orët e pasdites qytetin e Beratit, duke shkaktuar probleme në çdo aks rruge dhe në shumë lagje. I favorizuar edhe nga era e fortë, shiu ka bllokuar si rrugët kryesore ashtu edhe ato të shumë lagjeve të qytetit, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Rreshjet intensive të shiut që vijojnë ende pa ndërprerje, kanë vërshuar në disa nga rrugët kryesore të qytetit që janë ende nën pushtetin e ujit dhe në shumë lagje, ku njerëzit po qarkullojnë me vështirësi.

Situata më problematike paraqitet në akset rrugore: “Spital-Uznovë”, “Kthesa e Gjykatës”, “Stadiumi i Vjetër”,  “Çelepias”, “Tregu Industrial” etj, ku uji ka vërshuar në rrugë.

Shiu nuk ka kursyer as Tregun Industrial dhe Stadiumin e Vjetër të qytetit, që prej disa orësh janë në ujë ashtu si dhe shumë lagje të qytetit, ku është e pamundur të hysh në këmbë pa çizme.

Kjo situatë në Berat përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu dhe shkak për këtë mendohet të jetë bllokimi i tubacioneve nëntokësore të ujërave, të cilat kanë bërë që i gjithë uji të dalë në rrugët e  qytetit dhe në çdo lagje.

Reshjet e shiut por edhe prurjet e mëdha nga përrenjtë kanë sjellë edhe rritjen e prurjeve të lumit Osum, kuotat e të cilit sa vijnë dhe rriten. Sipas raportimeve, në rrugë kanë dalë shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e shërbimit të bashkisë, të cilët po zhbllokojnë pusetat e bllokuara nga prurjet dhe janë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme që mund të krijohej.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Beratpermbytje
Pas

“OFL po tregon se bosët e krimit janë të varfër”, PD publikon videon: Edi Rama ka dështuar

Para

Bebe Rexha fotografohet me një mashkull misterioz!

Para
Bebe Rexha fotografohet me një mashkull misterioz!

Bebe Rexha fotografohet me një mashkull misterioz!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kurban Bajrami në botë, lufta me Izraelin nuk ndalon besimtarët të mblidhen në Al-Aqsa

Një hetim i hapur dhe 3.2 miliardë $ dëm financiar, humbjet që mund të pësojë Elon Musk nga përplasja me Trump

U përfshinë në aksident pas një grabitjeje, vdesin 3 shqiptarë në Spanjë

Shëngjin – Goditen dy raste kriminale: shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje

Izraeli paralajmëron Libanin: Do ju sulmojmë derisa Hezbollahu të çarmatoset

Rusia nis sulmin masiv, vriten katër persona dhe shkatërrohen ndërtesa banimi

Zjarr në një ndërtesë 13-katëshe në Turqi, humbin jetën një grua dhe tre fëmijë

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Plagosje edhe në Sarandë! Sherr mes të rinjve, dhunë dhe përplasje makinash

Të shtëna me armë në Kavajë, fqinji qëllon drejt çiftit të bashkëshortëve! Shkak një konflikt (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.