05:31 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përmbytjet në Bashkinë Vau i Dejës, Hilaj për Fax News: Janë 20 familje të përmbytura, po bëhet vlerësimi i dëmeve (VIDEO)

17:01 | 20/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përmbytjet në Bashkinë Vau i Dejës, Hilaj për Fax News: Janë 20 familje të përmbytura, po bëhet vlerësimi i dëmeve (VIDEO)

Rrethi i Shkodrës është një nga zonat më të përmbytura.

Si pasojë e reshjeve të mëdha pothuajse të gjitha banesat dhe stallat e Bashkisë Vau i Dejës ndodhen nën ujë.

Gazetarja e Fax News, Emi Kalaja raporton se sipas informacioneve zyrtare, gjatë 24 orëve te fundit si rezultat i reshjeve intensive dhe shkarkimeve përgjatë kaskadës në lumin Drin është përkeqësuar situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Vau Dejës.

Pas inspektimeve në terren, në njësinë Administrative Bushat situata e permbytjeve e kalon shifrën e 1000 ha tokë e përmbytur.

Në detaje paraqitet si më poshtë: Njësia Administrative Bushat: Deri në këto momente, janë mbi 1000 ha tokë e përmbytur ne fshatrat: · Bushat · Rranxa · Mali I Jushit · Fshati I Ri · Trush I poshtëm · Hotën

Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit dhe ka nje tendencë rritjeje.

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe dhe të tjera si më poshtë: 1. Foragjere 575 ha 2. Jonxhe 355 ha 3. Vreshtedhe pemtore 5 ha 4. Grurë 65 ha

Aktualisht janë të bllokuara nga uji mbi 80 banesa, nderkohe me prezence uji në banesa jane 25 të tilla në fshatrat Mali I Jushit, Fshati I Ri dhe Trush I poshtëm.

Bashkia Vau Dejës në bashkëpunim me Fondacionin Hollandez, ofrojnë kushte për strehim për familjet e prekura nga përmbytjet, në cdo kohë .

Janë bllokuar si rezultat i përmbytjeve disa biznese mes të cilave 15 ferma blegtorale. Është dëmtuar nga përmbytja një sasi e madhe e bazes ushqimore per gjënë e gjallë Është në proces evakuimi gjeja e gjallë konkretisht : · 325 krerë gjedhë · Të imëta 257 · Derra 110.

Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë immediate, kërkohet koncentrat dhe bar i thatë .

Bashkia Vau Dejës, në këto momente është pranë banorëve në zonat e permbytura me mjetet e saj të transportit, punonjesit e sherbimeve dhe emergjencave civile jane terren per ti ardhur ne ndihme banoreve.

Bashkia Vau Dejës është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve të zonave të prekura nga permbytjet. Në Bashkinë Vau Dejës, Shtabi I Emergjencave po bën koordinimin, monitorimin dhe pergjigjen ne kohë të nevojave të komunitetit. Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë verifikimin e dëmeve të shkaktuara deri në këto moment.

Kreu i Bashkisë Vau i Dejës, Zef Hila është shprehur për fax Neës se është mbi 1000 ha tokë bujqësore e përmbytur në këtë njësi dhe dhjetëra familje banesat e të cilave jane te zhytura nënë ujë.

“Në momentin që po flasim rreth 20 banesa janë nën ujë. Po merren masa, po bëhet vlerësimi I dëmeve teë shkaktuara si pasojë e përmbytjeve dhe do t’u vijmë në ndihmë banorëve dhe bagëtive të tyre,”- tha Hila.

1000 Ha janë nën ujë në të gjithë territorin e njësisë administrative të Bushatit, ndërkohë që rritja e shpejtë e sipërfaqes së përmbytur kërcënon çdo moment banorët e kësaj zone.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: masapermbytjeVau i DejesZef hila
Pas

 “I kemi bërë detyrat në fletore një e nga një”, Rama “përkëdhel” Miqtë e Shqipërisë: Nuk po kërkojmë dhurata e as favore

Para

Angli/ Ekipi i zemrës fiton ndeshjen, tifozi ngrihet nga karrigia me rrota për të festuar (Video)

Para
Angli/ Ekipi i zemrës fiton ndeshjen, tifozi ngrihet nga karrigia me rrota për të festuar (Video)

Angli/ Ekipi i zemrës fiton ndeshjen, tifozi ngrihet nga karrigia me rrota për të festuar (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.