Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 52-vjeçar, i cili në fshatin Sijon përplasi me automjet një këmbësor ditën e djeshme.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën këmbësori 68-vjeçar, në spitalin e Elbasanit.
Njoftimi:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-S. I., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në fshatin Shijon, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin B. Rr., 68 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.