Një i moshuar është përplasur nga një mjet i paidentifikuar mëngjesin e sotëm në lagjen Numër 6 Durrës.
Menjëherë pas aksidentit shtetasi K.Ç., 80 vjeç është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Informacion Paraprak
Më datë 26.03.2019, rreth orës 09:05, në lagjen Nr 6 Durrës, një mjet i paidentifikuar ka përplasur shtetasin këmbësor K.Ç., 80vjeç , i cili u trasportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit , identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.