Sjellja e ashpër e Renato Mekollit në emisionin më të fundit që prezantohet prej tij u komentua gjatë në media dhe pothuajse të gjithë dolën kundër veprimeve të tij, duke e cilësuar të pahijshëm veprimin e hedhjes së ushqimit në kosh, thyerjes së pjatave dhe kritikave shumë të ashpra për konkurentët.
Duke u bazuar tek sjellja e tij ‘e frikshme’, moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu, në një postim në profilin e saj në Instagram tregoi se kishte vendosur që këtë Halloween të maskohet si Renato Mekolli.
“Pasi u mendova gjatë si te maskohesha këtë Halloween, vendosa të jem personazhi më i frikshëm i momentit i ekraneve shqiptare.
Ai dora vetë, shef Renato. -Kujdes qimen ti aty, se e hëngre tiganin kokës.”- shkruan ajo në postimin ku ka publikuar foton e shefit të kuzhinës.
Discussion about this post