Janë publikuar pamjet nga atentati që u regjistrua mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Pejës në Kosovë. Ngjarja ndodhi në rrugën Bekim Berisha ku siç shihet në videon e mëposhtme tre persona janë përleshur me njëri-tjetrin dhe në një moment njëri prej tyre ka hapur zjarr dhe më pas është larguar me vrap.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes apo identiteti i personave të përfshirë në sherr. Ndërkohë mësohet se dy prej të plagosurve po marrin mjekim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ndërsa tjetri është dërguar në QKUK . Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, është shprehur se 3 personat e plagosur janë familjarë me njëri-tjetrin, ndërsa njofton se autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.