Kandidatja për deptuete e Partisë Demokratike, Grida Duma ka deklaruar për mediat pas incidentit se njëri prej personave të përfshirë në incidentin e ndodhur në shtabin elektoral të Partisë Demokratike është drejtor policie.
Duma deklaroi se drejtori i policisë i përfshirë në incidentin e kësaj të hëne është Markel Shtylla.
Kujtojmë se pak më parë në qytetin e Kavajës ka ndodhur një incident në zyrat e selisë së Partisë Demokratike, ku 3 persona qëlluan me armë zjarri drejt një 27-vjeçari të identifikuar si Bledar Oshtuni i cili u plagos në këmbë.
Oshtuni ndodhet në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim.
(R.G/Faxweb.al)