Pak minuta më parë në rrugën e Dibrës në kryeqytet u plagos një i ri me armë zjarri. Nga ajo që mësohet është se i riu ka qenë pronar i një argjendarie në zonë.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ka pasur të shtëna me armë në këtë zonë rreth orës 09.30. Nga hetimet e para është plagosur me armë zjarri V. K, 28 vjeç.
Ai është qëlluar nga një person i paidentifikuar, dhe sipas policisë ishte i veshur me të bardha, rreth 160 cm i gjatë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
I plagosur është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe gëzhoja e armës, e llojit pistoletë. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të zonës, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë qënë dhe tentativë për grabitje, por gjithçka pritet të sqarohet nga uniformat blu.
(E.K/SHUPLAKA)