Pas protestës që Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizoi ditën e djeshme para Ministrisë së Brendshme, Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 9 protestuesë.
Mes të proceduarve është dhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi dhe disa organizatorë të tjerë.
Të rinjtë e FRPD-së organizuan ditën e djeshme një protestë para ministrisë së Brendshme ku
kërkuan largimin e ministrit Fatmir Xhafaj, pas publikimit të audio-përgjimit, Xhafaj-Veliu.
(F.G/Faxweb.al)