Asnjë nga dy pilotët e Ferrarit nuk merr përsipër përgjegjësitë për atë që ndodhi në garën e Brazilit, ku dy makinat “kokëkuqe” patën një incident të vogël mes tyre, që i detyroi të braktisin garën.
Ndaj, drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, shprehet se askuish nuk ka për t’u toleruar pas asaj që ndodhi në pistën e Interlagos.
“Jemi të gjithë të mërzitur, të zhgënjyer. Pilotët duhet të kuptojnë se në radhë të parë dëmtuan skuadrën dhe kjo nuk tolerohet. Nuk dua të gjykoj tani se kush gaboi shumë e kush pak, këtë gjë do ta bëjmë më vonë. Të dy pilotët ishin të lirë të garonin. Vërtet jemi të dytët në botërorin për makina, por kjo gjë nuk duhej të ndodhte”, tha Binotto.
“Ne do t’u japim një sinjal të forë pilotëve që kjo gjë nuk duhet të ndodhë më. Do ta paguajnë shtrenjtë këtë që ndodhi në Brazil. Unë kam folur me të dy pilotët dhe ata duhet të kuptojnë se në incidente të tilla të dy kanë përgjegjësitë e tyre. Shpresoj që kjo që ndodhi të mos pengojë pilotët në të ardhmen”, tha Binotto.
Buonanotte con il motto:
”Vettel è andato dritto!” #BrazilianGP pic.twitter.com/vUezLFhTmu— ??????? (@danielefesta85) November 17, 2019
Discussion about this post