Gazetarja e televizionit rus “Rusia 24“, Darja Kozlova ka humbur vetëdijen gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, një situatë kjo vërtetë e vështirë.
Teksa po intervistonte ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Rusisë, Denis Manturov, gazetarja filloi të ndihet keq.
Ajo ishte në këmbë, dhe në një moment humbi vetëdijen dhe u rrëzua, ndërsa ende nuk dihet shkaku i gjendjes së saj.
Për fat të mirë, rrëzimin e saj me fytyrë në tokë e parandaluan disa koleg që po qëndronin afër saj, dhe kështu ka shpëtuar me disa lëndime të lehta trupore. Edhe vetë ministri ka reaguar menjëherë duke iu afruar në ndihmë të saj, ndërsa regjia ka ndaluar transmetimin live.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=dzmUG1tQThA
Discussion about this post