Pesë adoleshentë në Angli kanë rënë në prangat e policisë vendase nën dyshimin se po përgatisnin sulme terroriste. Referuar deklaratës së policisë lokale të Londrës, të arrestuarit janë të moshave 15-19 vjeç.
Një zyrtar i policisë ka konfirmuar se të arrestuarit kanë patur qëllim largimin nga Anglia dhe anëtarësimin në një organizate terroriste, emri i së cilës nuk është bërë publike.
Një situatë e ngjashme ishte ajo e vitit 2015, tre adoleshente në lindje të Londrës, u deklaruan të humbura, por mendohet se mund të jenë larguar drejt Sirisë për t’iu bashkuar Shtetit Islamik. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post