Pastrimi i sipërfaqeve të tokave bujqësore buze fondit pyjor në Parkun Kombëtar Divjakë- Karavasta nga fermerët e papërgjegjshëm nëpërmjet zjarrvënies në këto ditë me temperatura përveluese fund qershori është kthyer në shqetësimin më madhor e Administratës së Zonave të Mbrojtura të qarkut Fier. Sipas specialistit te menaxhimit Elton Daka kjo situate problematike ka bërë që monitoruesit e zjarreve të jenë në gatishmëri të plotë për të mos lejuar daljen e situatës jashtë kontrollit dhe përhapjen e flakëve në park. Po sipas tij edhe barbecjut e vizitoreve gjatë piknikeve në park janë një tjeter rrezik i shtuar për zjarre.
Përballë kësaj situate Daka u bën apel frekuentuesve te parkut të jenë të kujdesshëm por edhe banoreve që të mos ndëzin zjarre te cilat te favorizuara nga era mund te kthehen ne burim rreziku per perhapjen e zjarrit ne kete park te rëndësisë së veՊantë i cili është një thesar jo vetëm për banorët e zonës por për të gjithë Shqiperinë. Daka pohon gjithashtu se cdo sezon veror parku është perfshire nga vatra të shumta zjarri të cilat kanë rrezikuar edhe qindra shpese e gjallesa që jetojnë aty teksa ka theksuar se për fat te keq zjarrvëniet kanë rezultuar të qëllimshme.