Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi gjatë ditës së sotme, ku një punonjës policie Lorent Duli humbi jetën gjatë kthimit nga detyra.
Nëpërmjet një mesazhi mjaft prekës, Demiraj ngushëllon familjen e Dulit, për humbjen e pësuar.
“Shpreh pikëllimin tim të thellë për humbjen e jetës së efektivit tonë Lorent Duli. Ai sot t’i mungoje familjes, kolegeve dhe Policise se Shtetit.
Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme të familjarit tuaj, duke ju siguruar se në asnjë moment nuk do t’ju mungojnë ndihma dhe përkrahja jonë. I pa harruar kujtimi i tij.
Sinqerisht Dritan Demiraj.” (D.D/Shuplaka)