22:02 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia e Shtetit shërbime private kundrejt pagesës, tarifat sipas gradave

21:30 | 10/12/2016
në Aktualitet, Flash, Sociale
0
Policia e Shtetit shërbime private kundrejt pagesës, tarifat sipas gradave

Policia e Shtetit ka gjetur një mënyrë për të krijuar të ardhura financiare, me të cilat do të mund të paguhen 100 për qind orët e punës jashtë orarit për çdo punonjës policie.
Policia pritet të ofrojë shërbime shtesë për persona apo institucione, publikë apo privatë, kundrejt pagesës.

 Ky është thelbi i një projektvendimi të Këshillit të Ministrave, i cili është në fazën e konsultimit mes institucioneve.
 
Projektvendimi “Për miratimin e llojeve të shërbimeve shtesë që ofron Policia e Shtetit, për personat juridikë e për ata fizikë, publikë ose privatë, dhe tarifave të pagesës për këto shërbime”, i zbardhur nga gazeta “Panorama”, radhit një listë me shërbimet shtesë që do të kryejë Policia e Shtetit mbi kohën normale të punës.

Mes këtyre shërbimeve janë edhe sigurimi i aktiviteteve kulturore e sportive, kombëtare e ndërkombëtare, apo edhe sigurimi i transportit të vlerave monetare të bankave të nivelit të dytë në vend.

Sipas draftit, angazhimi i Policisë në shërbime shtesë nuk do të cenojë shërbimet e planifikuara për përmbushjen e misionit dhe përgjegjësive institucionale për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit.

TARIFAT

Në projektvendim është përllogaritur edhe tarifa financiare për punonjësit e policisë, sipas gradës, për çdo orë pune në shërbimet shtesë.

Sipas tabelës që shoqëron projektaktin, grada “Inspektor” do të paguhet 597,24 lekë/orë, grada “Nënkomisar” 766.31 lekë/orë, grada “Komisar” 834.32 lekë/orë dhe grada “Kryekomisar” 1060 lekë/orë.

Të ardhurat nga shërbimet shtesë të përcaktuara në këtë vendim, përdoren në masën 90% nga Drejtoria e Policisë së Shtetit dhe trajtohen si të ardhura jashtë limitit, me qëllim përdorimin e tyre për të përballuar pagesat e mbikohës së punës për punonjësit, që do të angazhohen në detyra mbështetëse, sipas akt-marrëveshjes dhe 10% derdhen në Buxhetin e Shtetit.

Etiketa: pagesapoliciasherbime privatetarifa
Pas

Tronditet Stambolli, dy shpërthime pranë stadiumit të Besiktas (LIVE)

Para

Kënga Magjike jep vendimin: Ky është zëri më i mirë femëror

Para
Kënga Magjike jep vendimin: Ky është zëri më i mirë femëror

Kënga Magjike jep vendimin: Ky është zëri më i mirë femëror

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.