Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka filluar një plan operacional për parandalimin evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
“Krahas monitorimit nga ajri, vijon kontrolli i imtësishëm i territorit nga toka.Në Njesinë Administrative Guri i Zi, në fshatrat Mazrek, Shpor, Dervishaj, Brahimaj, Nderfusha, Kodrat e Shengjergjit, Boç, Hundza, Gjoç, Ndersana, Geraj, Majç, Gjetkukaj”, njofton policia.
DETAJET E MONITORIMIT:
Policia e Shkodrës, Plan Operacional për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Monitorim nga ajri dhe toka. Sot në qarkun e Shkodrës, ka nisur monitorimi nga ajri me anë të helikopterit, për kontrollin e territorit. Sot në qarkun e Shkodrës, ka nisur monitorimi nga ajri me anë të helikopterit, për kontrollin e territorit. Krahas monitorimit nga ajri, vijon kontrolli i imtësishëm i territorit nga toka.
Në Njesinë Administrative Guri i Zi, në fshatrat Mazrek, Shpor, Dervishaj, Brahimaj, Nderfusha, Kodrat e Shengjergjit, Boç, Hundza, Gjoç, Ndersana, Geraj, Majç, Gjetkukaj. Gjatë monitorimit dhe kontrollit të zonave nuk u evidentua asnjë parcelë e kultivuar me bimë narkotike. Operacioni i monitorim -kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.(B.H/Shuplaka)