08:12 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Post-protesta/ Si e panë Lubonja, Bushati, Murati dhe Baze pjesëmarrjen e qytetarëve

10:02 | 28/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Post-protesta/ Si e panë Lubonja, Bushati, Murati dhe Baze pjesëmarrjen e qytetarëve

Ditën e djeshme opozita e bashkuar, PD dhe LSI zbritën në shesh kundër keqeverisjes së vendit që po i bëhet nga Edi Rama.

Përtej debatit për numrat, protesta ishte mjaft paqësore, ndërsa nuk u shënua asnjë incident me forcat e rendit.

Po si e panë protestën analistët, që në vendin tonë janë të shumtë dhe flasin pothuajse për gjithçka.

Disa prej tyre e shohin si një konfirmim të rezultatit të Qershorit, ndërsa të tjerë mendojnë se pjesmarrja e lartë flet qartë se njerëzit janë të zhgënjyer nga qeveria.

Për Fatos Lubonjën protesta paqësore nuk është mënyra sesi rrëzohet opozita.

‘’Për të rrëzuar një qeveri janë dy forma, është forma e një proteste masive që e bllokon jetën e vendit. Detyrohet qeveria të japë dorëheqjen sepse nuk ecet më tej. Kjo mund të ndodhte me çështjen Tahiri dhe të kërkohej që policia të pastrohej nga krimi. Për këtë ishte e mjaftueshme të dilte populli në rrugë. Problemi është pse nuk e kemi ne këtë popull, çfarë i duhet shoqërisë të ketë sensibilitet.

Mendoj se zhgënjimet e së kaluarës me klasën politike, këto dhe njëlloj nënshtrimi i popullit shqiptar që e ka tradicional, bëjnë që të vijmë te këto situata të sforcuara. Duke e ditur që s’ke popullin me vete, popullin e zhgënjyer, të mbetet që të krijosh simulimin e një proteste me 300 vetë që bëri Rama në 21 Janar.

Një popull i revoltuar shkatërron dhe rrëzon një qeveri. Po flasim për një revoltë të vërtetë popullore. Me këto lloj protestash, me këto lloj partish që kemi ne, që kanë një background qeverisje zhgënjyese nuk mund të ketë kollaj protesta nga ato që rrëzojnë dhe shkatërrojnë qeveri”, shprehej dje Lubonja.

Mero Baze është edhe më radikal, sipas tij protesta nuk është as më pak dhe as më shumë se konfirmim i rezultatit të 25 Qershorit.

‘’ Protesta e sotme e opozitës konfirmoi gjendjen e Partisë Demokratike më 25 qershor dhe vështirësinë e ngjizjes së opozitës së re me LSI. Të gjithë ata që i janë turrur Lulzim Bashës që ka dështuar, po e tepërojnë. N

atyrisht dhe ata të çmendurit që i thonë “ky ishte miting”, janë duke e marrë me qafë. Lulzim Basha as është rritur, as është zvogëluar. Përtej asaj çfarë ka ndodhur në këto gjashtë muaj, Lulzim Basha tregoi se Partia Demokratike nuk është ngritur dot nga shtrati ku e shtriu Lulzim Basha më 25 qershor. Edhe pse në favor të saj kanë fryrë plot erëra të papritura, jo prej saj, ajo nuk ka mundur dot të zgjohet.

Në përpjekjen e tij për të demonstruar se do të bashkonte shqiptarët rreth vetes, Lulzim Basha provoi se ende nuk ka bashkuar dot partinë. Mitingu nuk ishte dëshpërues siç thonë shumë komentatorë, pasi sipas tyre nuk kishte pjesmarrjen e pritshme. Një miting vlen dhe me më pak vetë, por që rrezatojnë energji dhe shpresë. Mitingu i ngjante më shumë përkujtimit të gjashtë muajve të zgjedhjeve të 25 qershorit dhe vdekjes klinike të PD, se sa demonstrimit të një fuqie të re që mund të ngrejë opozitën.

Në mes të protestueve mbizotëronte heshtja dhe mosbesmi për atë që dëgjonin, dhe më tej akoma një ndarje si me thikë e atyre që nuk  e pranojnë dot ende Bashën për kryetar, nga të tjerët. Paneli i oratorëve ishte dëshpërimisht i frikshëm”, shkruante mes të tjerave Baze.

Për Erl Muratin çdokush që mungonte në protestë, ka bërë gabim, pasi refuzuar një mundësi ku zëri i tij mund të dëgjohej.

‘’Ja si e shoh unë: mund të jesh votues i PS-së, por mund të dalësh në protestë. Në rrugë a në shesh, ti nuk po zgjedh midis Ramës dhe Bashës. Atë do ta bësh ditën e votimit.

Në protestë, ti si qytetar i kujton kryeministrit të radhës të dëgjojë zërin tënd. I kujton që e ka marrë zyrën me qira. Për të shërbyer, jo sunduar.

Dikush tha: nuk dola në protestë, sepse opozita është e dobët.

Sa qesharake. Po të ishte opozita e fortë, ndoshta s’do kish nevojë për ty. Ndoshta s’do kish nevojë për protestë fare.

Nëse opozita në këtë vend është e dobët, aq më keq për të gjithë. Atëherë kryeministri i rradhës, kushdo qoftë ai, do qeverisë pa dëgjuar askënd dhe pa e çarë kokën për asgjë”, shkruante dje Murati.

Për Andi Bushatin protesta e djeshme e opozitës ishte një ‘’dëja vu: që nuk solli asgjë të re. Sipas tij në mitingje hipën të njëjta fytyra që dje ishin në mitingje krah Edi Ramës. Në këtë pikë Bushati iu referohej krerëve të partive të vogla.

‘’Nëse ka një fjalë që mund të përmblidhet e tërë protesta e opozitës, ajo është mungesa e çdo risie.

Përpos numrit të militanteve që ishte brenda limiteve të asaj që çdo bashkim partish mund të mbledhë, aty nuk pati asnjë surprizë dhe asnjë mesazh që të tërhiqte vëmendjen.

Në tribunë u ngritën po ata krerë legjendarë të partive të vogla pa asnjë votë. Madje disa prej tyre janë bërë fjalimbajtës profesionistë mitingjesh, sepse të njëjtat gjëra i kanë thënë edhe dikur, në tribuna, përkrah Edi Ramës.

Aty mungoi çdo prurje apo fytyrë e re (përpos spektaklit patetik të atij socialistit të zhgënjyer) që do të krijonte idenë se që nga pranvera e vitit të kaluar, kauzës së opozitës i janë bashkuar edhe grupime të reja shoqërore, si p.sh naftëtarët e Ballshit, protestusit kundër inceneratorit të Fierit, studentët e pakënaqur nga tarifat etj”, shkruante mes të tjerave Bushati.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: Andi Bushatierl muratiFatos Lubonjamero bazeprotesta
Pas

Edhe Vetingu do ti jap rezultatet në Shkurt, e thotë ministrja Gjonaj

Para

Të shtënat me armë në Çole të Vlorës, zbulohet konflikti mes të rinjve

Para
E fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Çole të Vlorës

Të shtënat me armë në Çole të Vlorës, zbulohet konflikti mes të rinjve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Parashikimi i motit për sot, 21 qershor 2025

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.