Xavi Hernandez nuk do të jetë trajneri i ri i Barcelonës, të paktën për këtë sezon. Fillimisht në media u tha se të dy palët kishin vendosur që të ndalonin bisedimet për t’i rinisur në qershor, por tashmë zbulohet edhe prapaskena: Xavi ka refuzuar të marrë Barçën tani në janar!
Pas takimit me drejtuesit katalanas në Katar, ish-mesfushori i është përgjigjur negativisht propozimit për të marrë postin e trajnerit. Xavi duket se kërkon ta marrë ekipin në fillim të sezonit dhe jo në situatën që Barcelona është tani.
Mësohet gjithashtu se Legjenda e katalanasve, është shprehur se në qershor është krejtësisht i gatshëm për të shkuar në “Camp Nou”.
Tashmë, pritet që gjërat në Barcelonë të shkojnë drejt normalitetit, me ekipin që do të nisë stërvitjen ditën e nesërme.