Prej disa ditësh këngëtarja mjaft e dashur për publikun Anjeza Shahini ndodhej në Shqipëri. E padyshim që të gjithë ngritëm pikëpyetje në lidhje me arsyen e këtij rikthimi. Pasi kujtojmë që Anjeza pas martesës së saj ishte vendosur në Angli.
Po mesa duket një nga arsyet e kësaj vizite që më së shumti duket familjare është edhe ditëlindja e së motrës së saj, Belës.
‘’Shumë nga njerëzit që dua në një mbrëmje të mrekullueshme, faleminderit motrës sime që shkëlqeu në përvjetorin e saj”, shkruan Anjeza në diçiturën e fotove.
E nga pamjet duket se nuk ja ka kaluar aspak keq, s’kishte si të ndodhte ndryshe sa kohë që ishte në një ambjent familjarë.
(E.K/SHUPLAKA)