Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka uruar së fundmi Ilir Metën për zgjedhjen e këtij të fundit President i Republikës së Shqipërisë.
Rreth dy muaj nga zgjedhja e Metës në këtë post, më 28 prill 2017, Macron ka dërguar një mesazh urimi, ku fillimisht falënderon Ilir Metën për urimin e tij kur Emmanuel Macron u zgjodh në krye të Francës.
Në mesazhin e tij, presidenti francez shpreh bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve do të forcohen më tepër edhe në sajë të partneritetit të bashkëpunimit strategjik që u nënshkrua më 28 mars 2017 në Paris.
Teksti i plotë i letrës:
Zoti President Meta, Dëshiroj t’ju falënderoj për dashamirësinë e madhe që treguat dukem më dërguar urimet tuaja me rastin e zgjedhjes sime si Presidenti i Francës. Duke më zgjedhur në Postin e Presidentit të Republikës, francezët zgjodhën Evropën, një Evropë më të fortë dhe të orientuar drejt së ardhmes.
Edhe unë ju dërgoj, nga ana ime, përgëzimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë më 28 prill 2017. Jam i sigurt se gjatë mandatit tuaj, marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në saj të partneritetit të bashkëpunimit strategjik që u nënshkrua më 28 mars 2017 në Paris.
Duke ju përsëritur falënderimet e mia për urimet tuaja të përzemërta, ju lutem të pranoni zoti President shprehjen e konsideratës sime më të lartë. Emmanuel Macron President i Republikës Franceze.
(XH.A/SHUPLAKA)