Presidenti i Republikës Ilir Meta ende nuk është shprehur lidhur me propozimin e kryeministrit Edi Rama për të emëruar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.
Mësohet se Meta do të shprehet me dekret për emërimin si ministër të Brendshëm të Lleshit brenda ditës së premte.
Kushtetuta e Shqipërisë i njeh Presidentit 7 ditë kohë për të bërë verifikimet e tij përsa i përket emërimeve për ministër që i vijnë nga kryeministri, dhe mesa duket Meta ka zgjedhur të marrë sa më shumë nga koha që ka në dispozicion.
7-ditëshi përfundon ditën e premte, kështu që në mos këtë javë, emërimi i zotit Lleshi pritet të kalojë në Kuvend të enjten e ardhshme, pasi dyshimet për ndonjë surprizë janë të pakta.
Sandër Lleshi zëvendëson në postin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, i cili sipas socialistëve ka dhënë dorëheqjen me vullnet të lirë nga posti.
Vetë gjenerali është shprehur se ka qënë i papërgatitur për propozimin e Ramës, e megjithatë u shpreh se ai është i gatshëm të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë në rast dështimi.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post