Për vendimin e Bashkisë së Tiranës për ta shndërruar shatërvanin te ‘’Zogu i Zi” në lulishte nga ana e Bashkisë së Tiranës ka reaguar dhe Ylli Manjani.
Me një këshillë që të mos harxhohen shumë para Manjani thotë që në mos shatërvan, lulishte apo mbikalim, ajo zonë do të quhet përherë ‘’Zogu i Zi”.
“Jo mbikalim, jo shatërvan, por lulishte! Më vonë kush e di! Nejse,bëni çfarë të doni ai prap “Zogu i Zi” do quhet! Kurseni paratë të paktën!”, shkruan Manjani.
Prishja e shëtarvanit ka ardhur ditën e sotme, dhe pas kësaj qëllimi i Bashkisë është ta shndërrojë zonën në një lulishte, edhe pse duhet thënë që është e vështirë të jetë funksionale pasi ka një qarkullim mjaft të dendur të makinave. (E.K/SHUPLAKA)