Pritet të nis në Prokurorinë e Tiranës seanca me të arrestuarit pas protestës së opozitës të mbajtur më datë 20 shkurt përpara kryeministrisë.
Në seancën e sotme janë paraqitur edhe disa deputetë nga opozita, përfshirë Gazment Bardhin, Dhurata Çupin, Agron Gjekmarkajn dhe Bledjon Nallbatin.
Gjatë protestës u hodhën sende dhe kapsolla në drejtim të policisë dhe godinës së kryeministrisë.
Të pranishëm janë edhe funksionarë të Partisë Demokratike dhe opozitës si Eduart Sharka apo Marash Logu.
Të arrestuarit që kanë dalë sot përpara seancës gjyqëore janë: Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola, Ismet Stefanis.
Discussion about this post