Gazetari shqiptaro-holandez Vincent Triest ka komentuar sot në studion e ”Fax News” çështjen e hapjes së negociatave dhe vendimin e Hollandës për ti thënë ‘Jo’ Shqipërisë.
Sipas Triest, Hollanda rendit disa çështje që pengojnë hapjen e negociatave me BE-në.
“Në bazë të projektraportit Shqipëria nuk ka përmbushur 5 kriteret për anëtarësimin. Nuk ka krijuar terren për reformën në Drejtësi. Holanda do që Shqipëria të bëjë më shumë për reformën juridike. Hollanda kërkon që Shqipëria të marri më shumë hapa në drejtësi, përveç vettingut.
Negociatat nuk mund të hapen më Shqipërinë. Besoj është e qartë një shumicë në Holandë do që qeveria hollandeze të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Nuk ka asnjë ndryshim. Qeveria holandeze ishte skeptike. Ka qenë gjithmonë skeptike. Ka dhe disa vende të tjera akoma skeptike siç është Gjermania apo Franca, por nëse është një vend që e bllokon, bllokohet gjithë procesin.
Politikanët në Hollandë thonë nuk kanë bërë asnjë punë të mirë, krimi i organizuar nuk është goditur, zyrtarë të lartë të akuzuar nuk janë arrestuar. Holanda beson se ky nuk është moment i duhur për Shqipërinë për të hyrë në BE. Nuk ka pasur ndonjë ndryshim rrënjësor apo rezultat konkret. Nuk janë arritur siç duhet rezultatet.
Kemi pasur një vit kohë për të ndryshuar gjërat, nuk kemi bërë ndonjë ndryshim thelbësor. Këtë vit ka ikur shansi për t’u hapur negociatat. Besoj se shumica do të thotë jo, të gjithë aktorët e rëndësishëm atje mendojnë se në këto moment Shqipëria nuk e meriton.”
(M.Q/Faxweb)