21:58 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokurori me dosjet më të bujshme dhe që “sfidoi” vendimet e Arta Markut del para vettingut

12:12 | 12/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokurori me dosjet më të bujshme dhe që “sfidoi” vendimet e Arta Markut del para vettingut

Besim Hajdarmataj, ish-drejtues i Krimeve të Rënda, një prej prokurorëve që në vitet e fundit ka kaluar nëpër duar dosjet më të bujshme në vend dhe njëri prej grupit që u përplas me Arta Markun për dosjen “Shullazi” del këtë të hënë para komisioneve të vettingut.

Hajdarmataj do t’i nënshtrohet kontrollit të tri kritereve, duke filluar që nga pasuria, profesionalizmi dhe pastërtia e figurës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar kalendarin e punimeve, sipas të cilit të hënën është seanca e parë dëgjimore. Trupa e gjyqtarëve të KPK-së përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

Arta Marku shkarkoi Besim Hajdarmatajn në maj të 2018 nga drejtues të Prokurorisë për Krimet e Rënda. Në këtë periudhë ai kishte njëkohësisht në dorë dosjen “Tahiri”, atë “Shullazi” dhe dosjet “184” dhe “339” për shit-blerjen e votave në Dibër dhe Durrës.

Vjeshtën e 2018, përplasja mes Hajdarmatajt me Donika Prelën mbi pretencën për Emiljano Shullazin kërkoi ndërhyrjen e Arta Markut, që e hoqi Hajdarmatajn nga dosja e bujshme, madje e transferoi atë në Pogradec.

Prokurori i Krimeve të Rënda e kundërshtoi vendimin e Arta Markut si të kundërligjshëm dhe në janar të këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me një votim 6 me 5 rrëzoi kryeprokuroren dhe riktheu tek Krimet e Rënda Besim Hajdarmatajn së bashku me Olsian Çelajn. Çelaj është njëkohësisht në garë edhe për postin e kryeprokurorit bashkë me Arta Markun.

Pas

Dëshmitë kontradiktore të Marsidës, flet kushërira e Haxhollit: Ajo gënjen, të gjithë e dinin që…

Para

“E di që s’do ta aprovosh”, Aurela Gaçe i nxjerr sekretin mikut të saj VIP

Para
“Ky do jetë ndonjë nga ata që jep lekë”, Aurela Gaçe rrëfen momentin kur kuptoi se Skerdi ishte i duhuri

“E di që s’do ta aprovosh”, Aurela Gaçe i nxjerr sekretin mikut të saj VIP

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.