Ditën e sotme Prokuroria e Elbasanit ka dërguar në gjykatë dosjen e “Kurum”, kompanisë turke e cila akuzohet për mashtrim, të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda si dhe pastrim parash, gjithashtu të kryer më shumë se një herë.
Në një njoftim të Prokurorisë bëhet e ditur se në gjykatë janë dërguar nga prokurorja Armanda Xhaferi edhe administratori i shoqërisë për periudhën 2011- 2012 si dhe drejtori i Blerjeve.
NJOFTIMI
Koray ZEYTINOGLU, i datëlindjes 17.06.1977, me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka patur detyrën e Administratorit të shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, në kohën e aktivitetit kriminal 2011 – 2012;
I akuzuar për kryerjen e veprave penale të:
1) “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal, si dhe
2) “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 287, pika1, gërma (a), dhe pika 2, të K.Penal.
Yücel AKSU, i datëlindjes 09.01.1982, me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka patur detyrën e Drejtorit të Blerjeve të shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, në kohën e aktivitetit kriminal 2011 – 2012;
I akuzuar për kryerjen e veprës penale të:
1) “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal, si dhe ndaj
shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, me NIPT K02727230T, aktualisht me me zyrë qëndore: Tiranë, Njesia Administrative Nr.5, rruga “Ibrahim Rugova”, pallati nr.14 KT, “Green Park”, apartamenti nr.39, kati 6.
E akuzuar për kryerjen e veprave penale të:
1) “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal, si dhe
2) “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 287, pika1, gërma (a), dhe pika 2, të K.Penal. (J.V.Faxweb)