Ashtu sikurse kishin paralajmëruar, emigrantët shqiptarë kanë dalë në protestë ditën e sotme në Londër pas debatit që i ka përfshirë ditët e fundit e teksa sekretarja britanike i ka cilësuar ata si ‘kriminelë’.
Zenel Hoxha kreu i Dhomës Shqiptaro-Britanike të Tregtisë ka qenë në një lidhje “Skype” nga Londra ku foli për këtë protestë dhe tha se shqiptarët sot treguan të kundërtën, se janë njerëz me integritet. Protesta vazhdoi ai, u mbajt pa asnjë incident teksa e cilësoi atë si madhështore.
Hoxha: Ishte një protestë e parë madhështore pas 24 vjetëve kur ne i kemi mbajtur të tilla për ngjarjet në Kosovë, në ngjarje emocionuese. Një organizim perfekt, pa asnjë incidet, që tregoi se shqiptarët janë të sjellshmë, serioz.
Shqiptarët është komuniteti më i sukseshëm, kanë bërë histori jo vetëm në Britaninë e Madhe. Kjo protestë i dha përgjgjen e duhur atyre që janë marrë me artikulimin e kësaj cështjeje. Mesazhi është marrë nga ana e ministrisë së brendshme. Nuk mund të ketë reagim të mënjëhershëm por besoj se do të ketë një ripozicionim sa u takon shqiptarëve në Angli. Protestat nuk mund të ndalen. Pritet që këtu të ketë edhe protestë të infermierëve. Shqiptarët janë njerëz të ndershëm, paguajnë taksa,me integritet.
Pse politikë e egër ndaj shqiptarëve?
Ne si shqiptarë duhet të jemi të organizuar sic jemi sot, më të kujdesshëm që të promovojmë vlerat dhe arritjet e shqiptarëve ne Britaninë e Madhe.
Discussion about this post